Menu Dixhitale & QR
Menu dixhitale me QR për restorante, bare dhe hotele: skanohet nga tavolina, hapet në telefon në tre gjuhë dhe përditësohet nga ju në minuta. Gati për 3–5 ditë.
Karakteristikat
QR unik
QR për çdo tavolinë ose zonë, me tracking bazë.
Përditësime të shpejta
Ndrysho çmime, artikuj dhe oferta në minuta.
Multilingual
Përkthime në shqip/anglisht/italisht sipas nevojës.
Analitikë bazë
Shikime/klikime për artikull, feedback opsional.
Si funksionon një menu dixhitale me QR
Për çdo tavolinë ose zonë (tarraca, plazhi, dhoma e hotelit) gjenerojmë një kod QR unik. Klienti e skanon me kamerën e telefonit — pa aplikacion — dhe hap menunë tuaj në një faqe të shpejtë, me foto, përshkrime, çmime dhe alergjenë. Ju e menaxhoni nga një panel i thjeshtë: ndryshoni një çmim, fshihni një pjatë që mbaroi, shtoni ofertën e mbrëmjes, dhe ndryshimi është live në të gjitha tavolinat në të njëjtin moment.
Shqip, anglisht, italisht — për klientelën e bregdetit
Në Durrës, Golem dhe gjithë bregdetin, sezoni sjell klientë italianë, kosovarë dhe turistë që lexojnë anglisht. Menuja hapet në gjuhën e telefonit të klientit ose me një prekje ndërron gjuhë, dhe përkthimet i mbajmë të njëjta për çdo artikull që kamarieri të mos shpjegojë çdo pjatë nga fillimi. Paketa Pro përfshin shumë gjuhë; Starter është njëgjuhëshe dhe zgjerohet kur të keni nevojë.
Çfarë përfshin çmimi
Starter: mbledhja e menusë suaj aktuale, dizajni me logon dhe ngjyrat tuaja, gjenerimi i kodeve QR për çdo tavolinë, hostimi dhe një udhëzim i shkurtër për përditësimet. Pro: gjithçka nga Starter plus gjuhë të shumta, analitikë bazë (cilat artikuj shikohen dhe klikohen më shumë, feedback opsional nga klienti) dhe suport mujor ku ne bëjmë ndryshimet për ju kur nuk keni kohë. Etiketat fizike me QR ju dorëzohen gati për printim.
Nga menuja juaj te QR në tavolinë, në 3–5 ditë
Na dërgoni menunë aktuale (PDF, foto ose Excel) dhe brand guidat nëse i keni. Ne strukturojmë artikujt, kategoritë, alergjenët dhe gjuhët; ndërtojmë ndërfaqen e branduar; e testojmë në telefona realë me rrjetin e restorantit dhe printojmë QR-në provë. Në dorëzim merrni kodet për çdo tavolinë dhe një sesion të shkurtër se si të bëni vetë ndryshimet. E gjithë puna bëhet online — nuk ka nevojë të jeni në Durrës.
Pse jo thjesht një PDF në një QR
Një PDF i skanuar hapet ngadalë, zmadhohet me gisht dhe nuk ndryshohet pa e printuar sërish kodin. Një menu dixhitale e vërtetë ngarkohet menjëherë, përshtatet me ekranin e telefonit, lejon të fshihni artikuj sipas orës ose stinës, tregon alergjenët sipas rregullave dhe ju thotë çfarë shikojnë klientët në fakt. Për një restorant që ndryshon çmime disa herë në sezon, dallimi është kostoja e printimeve dhe koha e stafit çdo javë.
Procesi
Mbledhje menuje
Artikujt, kategoritë, alergjenët dhe gjuhët.
Dizajn & setup
UI e branduar, gjenerim QR dhe hostim.
Testim
Verifikim në pajisje mobile dhe printim QR.
Launch
Dorëzim etiketash/QR dhe udhëzim për përditësime.
Përfitimet
Pa shtypje të shpeshta
Menu të freskëta çdo ditë
Eksperiencë moderne për klientët
Raporte të thjeshta për menaxhimin
Pyetje të Shpeshta
Shërbime të Ngjashme
Zhvillim Web
Faqe web me WordPress ose React: landing page, website biznesi dhe aplikacione web. Online, për biznese kudo.
Faqe WordPress dhe WooCommerce për biznese
Faqe WordPress me Elementor, Divi ose temë me porosi me ACF, dhe dyqane WooCommerce. Shumica e 101 faqeve tona janë në WordPress.
Dyqane online për biznese
Dyqane online me WooCommerce, Shopify ose kod me porosi. Pagesa me Paysera, POK, Pago, epara ose në dorëzim.